“Rama sillet si Luiz Ejlli”, Nard Ndoka: Nuk flet për punët e shtetit, por bën humor…

by author

Kreu i demokristianëve shqiptarë, Nard Ndoka ka folru për politikanët duke thënë se ne nuk kemi modele, por kemi vetëm personazhe që kopjojnë.

Advertisements

Ai madje ka krahasur kryeministrin Edi Rama me personazhet e Big Brother dhe se nxjerr video të shkurtra nga takimet e tij, për të fituar vota e klikime.

Advertisements

“Ne nuk kemi modele, por kemi vetëm personazhe që kopjojnë stilin. Kemi një kryeministër që del në takime dhe i largon mediet, duke mbajtur vetëm TV-në e tij, ashtu sikurse nxjerr BB dhe Luiz Ejlli. Thotë ulu ti i shkurti dhe e ka radhën ky i gjati.

Nuk nxjerr video për ekonominë apo për shtetin ashtu sikurse e bëjnë burrat e shtetit, edhe pse e shohim vetëm me humor kinez pa kripë. Ky model certifikohet dhe mendohet se është model suksesi kur e përdor kryeministri për të fituar klikime dhe vota” tha Noka për emrionin “Drejt” të Luan Ramës.

TË NGJASHME