Në orët e para të mëngjesit të së hënës që kaloi RENEA, FNSH dhe policia lokale zbarkuan në një fshat të Shkodrës për të kapur Eljo Haton, mik i Ervis Martinajt, por që në fund operacioni u mbyll me një qen të vrarë. Policia kishte informacion se Hato, i kërkuar për disa vepra penale fshihej aty, por në fund nuk gjeti asgjë. A kishte dekonspirim në këtë rast? Eksperti i policisë Fation Softa tha për “5Pyetjet.al” se tre janë mundësitë duke ngritur dyshime se brenda shtëpisë mund të ketë tunel që mund t’i ketë shërbyer Hatos të arratiset.
Advertisements
“Tre mundësi janë; ose informacioni i gabuar, ose dekonspirim ose personi ka qenë brenda rrethimit dhe ka pasur rrugë të nëndheshme për t’u larguar. Infrastruktura nëntokësore nuk është hera e parë që u ka shërbyer grupeve kriminale. Mund të jenë tunele. Ai mund të jetë larguar me tunel. Duhet parë ai ambient nëse ka kalime nëntokësore për t’u larguar në raste sulmesh nga kundërshtarët apo kur të vinte policia.
Advertisements
Hetimi do ta kërkonte për të parë të gjithë infrastrukturën. Fakti që mbi një mur tre metra ishte një rrethim me tela me gjemba. Kamerat ishin HD. Mund të ketë pasur kamera jashtë objektit për të parë afrimin e strukturave të policisë për t’u larguar para se të vinte policia. Vrasja e një qeni është e papranueshme. Me lëndë neoparalizuese qeni mund të ishte ndaluar. Por nuk ka nevojë të vritej. Nuk mund të themi që është gabimi i strukturës së policisë, por kemi të bëjmë me individë” tha ai për “5Pyetjet.al”.