Rikthehen shirat pas acarit? Meterologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit

by author

Java ka nisur me rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale të kenë regjistruar -1 në zonat malore ndërsa në ultësirën perëndimore nga 5-8 gradë.

Advertisements

Meteorologu i Meteolab, Hakil Osmani tha se gjithë java do të sjellë rritje të temperaturave, ku në ultësirën perëndimore pritet të shkojnë deri në 17 gradë.

Advertisements

Ditën e sotme pritet mot me vranësira dhe reshje me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Gjithë java do jetë me mot të paqëndrueshëm me prezencë të reshjeve të shiut, pasi do të ketë rritje të temperaturave, teksa më shumë reshje priten në veri.

TË NGJASHME