Rikthehet sërish dimri? Meteorologu Hakil Osmani zbulon se çfarë do të ndodhë me temperaturat në ditët në vijim

by author

10 ditët e para te muajit maj pritet të jenë të paqëndrueshme, në disa raste edhe me reshje shiu.

Advertisements

Hakil Osmani nga Meteoalb tha se megjithatë kjo fundjavë pritet të jetë e kthjellët.

Advertisements

“10 ditëshin e parë të muajit do të kemi një mot të paqëndrueshëm. Do të kemi ditë të cilat do të jenë me vranësira, reshje shiu. Nga dita e shtunë, një pjesë e saj dhe dita e dielë presim të kemi intervale me kthjellime dhe prani të pakta të vranësirave”, tha Osmani.

Ndërkohë temperaturat do të jenë të larta, tipike për pranverën.

“Maksimumi në fundjavë temperaturat do të ngjiten në 26 gradë celsius. Pra do të jenë gati dy gradë se pranvera normale”, tha eksperti i “Meteoalb”.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

TË NGJASHME