Rishfaqen “flokët” e dëborës, reshje shiu me shtrëngata të furishme dhe rënie drastike temperaturash, ja si parashikohet moti për 5 ditët e ardhshme

by author

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikojnë një javë me kushte të paqëndrueshme meteorolorgjike edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell.

Advertisements

Për ditën e Hënë moti nis i kthjellët dhe shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga orët e mesditës. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Advertisements

Në zonat malore në orët e mbrëmjes do të ketë edhe shfaqje e flokëve të dëborës në 1300 metra nga niveli i detit.

E marta në pjesën e parë te ditës mbetet në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore në 900 metra mbi nivelin e detit.

Po ashtu edhe dita e Martë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në relievet malore përsëri reshje dëbore.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot të kthjellët e vranësira kalimtare. Reshjet e shiut rikthehen përsëri ditën e Enjte kryesisht në orët e pasdites të herëpashershme dhe intensitet deri mesatar ndërsa në relievet malore reshje dëbore.

Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Për shkak të masave ajrore me origjinë veriore për këtë javë pritet rënie e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale.

TË NGJASHME