Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i nje sistemi frontal i cili do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orësht me intensitet të ulët deri mesatar.
Advertisements
Gjatë orëve të meditës në veriperëndim-perëndim dhe qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Advertisements
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtesi deri në 12- 14 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 25°C
në zonat e ulëta 13 deri 30°C
në zonat bregdetare 14 deri 28°C