Malli për të ëmën mendohet të jetë arsyeja që ka shtyrë një 12-vjeçare në fshatin Buzaishtë të Pogradecit t’i japë fund jetës së saj në një kasolle pranë shtëpisë. E mitura që u vetëvar, jetonte me babanë, njerkën dhe fëmijët e të atit nga martesa e dytë. Ajo e kishte takuar të ëmën vetëm një herë dy muaj më parë në 5 vite mungesë.
Advertisements
Gjyshja e 12-vjeçares e cila u vetëvra në një kasolle në Pogradec, ka treguar për “Shqipëria Live”, se pas vdekjes, në mes të një libri ka gjetur një poezi që e mitura i kishte dedikuar të ëmës. E mitura kishte nënvizuar një pjesë të poezisë “Mos e bëj nënën të qaj ajo jep jetën për fëmijën e saj”.
Advertisements
Sipas gjyshes vajza dhe nusja kishin një marrëdhënie të shkëlqyer me njëra tjetrën. I vetmi dyshim që kanë si familje është fakti që ajo se kishte takuar kurrë nënën biologjike pasi ajo u bë e gjallë vetëm një herë pas 7 vitesh.
Takimi ndodhi para dy muajsh dhe zgjati vetëm pak minuta.