Rriti një vajzë arabe, rrëfehet nëna shqiptare: Më shihnin shumë keq, babai im më la amanet kur…

by author

Bedria, ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me kërkesën e vajzës së saj, Veronikës. Kjo e fundit ka një mesazh për të, por përpara se Bedria të dijë se kush qëndron pas ekranit, ajo rrëfen historinë e saj me vajzën.

Advertisements

Veronika është arabe, e lindur në Itali, ku edhe jetojnë dhe Bedria e ka marrë fare të vogël në familjen e saj, ku e ka rritur me shumë dashuri. Bedria rrëfen se Veronikën e ka dashur që në momentin e parë, por e ka ndierë paragjykimin në Shqipëri kur vizitonte vendin, ndryshe nga Italia.

Advertisements

Bedrie: Kur erdha në Shqipëri, më shihnin shumë keq, kudo që ikja, në autobus, në dyqan. Kurse babai im ishte 102 vjeç dhe më la një amanet e më tha që: “Këtë vajzë rrite e kthehu në vendin tënd”. Unë vajzën e rrita, por kur ishte 7 vjeçe u fut asistenca sociale. Donin ta merrnin, “ku është i ati, ku është e ëma, pse fle këtu?”, unë s’kisha dokumente. Nuk kam lënë psikologe të komunave, arrita dhe në gjykatë e i thashë: Çfarë po bëj? Po rris një fëmijë. Nuk është pasuria për t’i dhënë kësaj fëmije. Po i jap dashuri”. Të gjithë u trembën që do ta merrte asistenca sociale, unë i bëra shumë ballë, pa dokumente, vetëm me dashurinë dhe unë e kam sot 21 vjeçe. Jam shumë e lumtur me familjen.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti kur i ke treguar Veronikës që nuk është vajza jote?

Bedrie: Ka qenë vetëm tre vjeçe.

Ardit Gjebrea: Aq e vogël?

Bedrie: Më thoshin të gjithë “mos i trego”, por unë nuk mbaj dot gjë, i dua drejt. Ishte tre vjeçe, e thirra te divani dhe i thashë” Veronika, unë jam mamaja jote, por nuk jam e vërteta. Mamaja e vërtetë quhet Nadia, por unë jam ajo që të kam rritur dhe unë do jem mamaja jote”. Ajo hyri në kuzhinë, qau dhe u kthye mbrapsht, m’u hodh në qafë. Që atë ditë ajo u rrit e lirë, sido që të flisnin njerëzit nga mbrapa, ajo e dinte të vërtetën dhe nuk i bënte përshtypje.

Pikërisht ky është edhe momenti kur Veronika shfaqet në ekran dhe Bedria nuk e pret aspak, por entuziazmohet thellësisht, duke treguar sërish sa të fortë e kanë lidhjen mes tyre.

Veronika: Ma…

Bedrie: Shpirt.

Veronika: Dua të të falënderoj që më ke rritur, edhe pse e sëmurë, kur të thoshin që duhej të rrije atje, ti ktheheshe gjithnjë në darkë në shtëpi që mos të më lije mua vetëm sepse isha shumë, shumë e vogël dhe të dua shumë.

TË NGJASHME