Sa e rrezikuar është Shqipëria nga tërmetet? Inxhinieri i njohur ngre alarmin

by author

Shqipëria një vend që është përballur jo pak herë me lëkundjet e tërmetëve të fuqishme ku janë rregjistruar jo vetëm dëme materiale, por edhe viktima.

Advertisements

Inxhinieri Markel Baballëku thotë se për sigurinë sizmike nuk ka një bazë ligjore të harmonizuar. Ai theksoi se tipologji të caktuara ndërtimesh paraqesin risk më të lartë dhe kjo jo domosdoshmërisht lidhet me vitin e ndërtimit.

Advertisements

Ne themi duhet dhe kjo është detyrim. Por ne themi duhet, duhet dhe nuk bëhet asgjë. Duhen udhëzuar gjërat si duhen bërë. Të kërkosh llogari, mban përgjegjësi. Ne presim që gjithçka të na e zgjidhë shteti. Sot është e mira që të lexohen me kujdes edhe dokumentet që janë hartuar. Ky dokument identifikon tipologji të caktuara ndërtimesh që kanë një risk. Në pikëpamje të sigurisë sizmike nuk do të dalloja ndërtesën në moshë, sepse kemi hasur ndërtime të viteve ‘60 që janë shumë rezistente.

Ka pallate me shtesa. Ne nuk gjejmë një dokument që provon se kjo shtesë prodhon siguri. Auditimi në një proces nuk mund të jetë, sepse kërkon interpretimin e secilës ndërtesë më vete. Kur vjen puna te ndërtesat e vjetra, kanë riskun që të prodhojnë kosto që ajo ta kthejë ndërtesën më me dobi të ribëhet sesa të riaftësohet. Sepse nëse presim ta bëjmë të re të vjetrën, në njëfarë mënyre ia kemi parashkruar fatin.

Shoh që periudha pas tërmetit ka pasur disa raste cilësore, ku shoh rritje të vetëdijes për të marrë masat e duhura. Nëse hartohen apo analizohen me kujdes dhe vendosen shtyllat për tipologji të caktuara, duhet menduar që shteti të ndihmojë me kredi, por jo t’u ngarkojë barrë qytetarëve për një stok ndërtimi që për më tepër është edhe pa leje.

Ne nuk e kemi bazën ligjore të harmonizuar. Ne kemi copëza dhe shpesh herë copëza të palidhura.

TË NGJASHME