“Sa mo?”, buxheti i ÇMENDUR për Censin lë gojëhapur Blendi Fevziun

by author

Ish-deputeti i PS Alket Hyseni ka thënë se buxheti për Censin është 17 milionë euro. Kjo ka sjellë habi nga të ftuarit e emisionit “Opinion”, përfshirë dhe gazetarin Blendi Fevziu, pasi shifra është e frikshme.

Advertisements

Nga ana tjetër, Hyseni ka shtuar se Censi është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

Advertisements

Ledian Cikalleshi: Asnjë komunitet fetar nuk ka asnjë përfitim ekonomik apo të ndonjë natyre tjetër në lidhje me përgjigjet që do të japin qytetarët. Kemi qenë të shqetësuar që qytetarët të japin përgjigjen e asaj që është dhe ndjen dhe pjesa e përgjigjes të përkthehet pikërisht, ajo që ai ndjen. Nuk është se na ul përqindjen ne, ose na rrit përqindjen. Ne si besimet fetare kemi njëlloj krenarie, “që jemi besimtarë dhe jemi krenarë për këtë” dhe kjo i shërben besimtarit për t’u vetëidentifikuar.

Ornela Çuçi: Po shteti shqiptar po harxhon shumë për Censin, janë shumë të ardhura që harxhohen.

Blendi Fevziu: Sa kushton Censi?

Alket Hyseni: 17 milionë Euro është buxheti.

Blendi Fevziu: Sa? 17 milionë Euro për t’u regjistruar?

Alket Hyseni: Censi është shumë i rëndësishëm për një vend. Për fenë, përfitimet janë të aspektit studimor, doktrinor. E rëndësishme që të sqarojmë një gjë, debati që u bë është ”ta lëmë opsionale apo të detyrueshme”. Tek çështjet fetare nuk mund të ketë penalitete përveç vendeve që e lidhin fenë me shtetin. Ju bëj thirrje komuniteteve fetare, janë turrur si partitë politike në terren. Ato nuk votohen dhe bindja e njerëzve nuk vjen se dalin ata në terren. T’i sqarojnë besimtarët në institucionet e tyre fetare dhe të punojnë me njerëzit e tjerë për t’i sqaruar, por të mos dalin në të gjitha mediat pafund, sikur ka filluar garë. Një besimtar i mirë nuk frikësohet nga këto, deklarohet vetë.

Ledian Cikalleshi: Ne nuk kemi problem çështjen e përqindjeve, mjafton që besimtarët të shprehin atë që kanë në zemër, nuk ka problem se ulet apo shtohet përqindja. Nuk përkthehet në përfitim material. Pjesa që kemi ngritur si shqetësim është pjesa e anketuesve që shpeshherë nuk kanë shkuar dhe kanë marrë vetëm emrat dhe ju kanë thënë që “nuk ka problem se i plotësoj unë pjesën e të dhënave të tjera”.

TË NGJASHME