Sërish reshje shiu dhe stuhi? Njihuni me motin për ditën e sotme

by author

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Advertisements

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Advertisements

Era për do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.

Temperaturat parashikohen : në zona malore 5 deri 23°C, në zona e ulëta 5 deri 27°C , në zona bregdetare 11 deri 26°C

TË NGJASHME