Katër punëtorë u vranë kur galeritë e minierës së qymyrit u shembën në provincën Quang Ninh të Vietnamit verior, raportoi sot gazeta Thanh Nien.
Advertisements
Aksidenti ndodhi dje të shtunën në një minierë të menaxhuar nga kompania Vang Danh, anëtare e grupit shtetëror Vinacomin. Shkaqet e shembjes janë ende të paqarta. Në mars, një shembje në një tjetër minierë qymyri të operuar nga Vang Danh nuk shkaktoi viktima.
Advertisements
Vendi i Azisë Juglindore është shumë i varur nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike.
Vitin e kaluar, grupi Vinacomin kishte njoftuar se të paktën 17 punëtorë kishin humbur jetën në aksidente në miniera në nëntë muajt e parë të 2022.