Sherr për pronat, 8 të vdekur

by author

Tetë persona u vranë dhe tre u plagosën në përleshjes së armatosur që ndodhi në Dijarbakir të Turqisë juglindore për shkak të një sherri për pronat.

Advertisements

Siç raportojnë mediat vendase, debati i nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje për pronat mes dy familjeve në fshatin Serceler të rrethit Bismil të Dijarbakirit është

Advertisements

kthyer në një luftë të mirëfilltë me armë dhe sende të forta mes dy fiseve duke lënë të vdekur dhe të plagosur në vendin e ngjarjes.

Fill pas ngjarjes në zonë mbërriti xhandarmëria turke, e cila vendosi rregullin në fshat duke krijuar edhe një kordon sigurie mes fiseve, për të parandaluar vijimin e konfliktit.

Ngjarje të tilla me grupe të mëdha njerëzish që luftojnë njeri-tjetrin janë të njohura në Turqinë lindore për shkak edhe të organizmit shoqëror në kuadër të fiseve në këto zona. /albeu.com

TË NGJASHME