Shi apo plazh, si do të jetë fundjava? Përmbyset gjithçka

by author

Vranësirat në disa pjesë të territorit ditën e djeshme dhe rikthimi i veshjeve të trasha, në fundjavë parashikohet t’i lënë vendin masa ajrore të qëndrueshme, sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Advertisements

Orët me diell do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës në relievet malore.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesish në bregdetin jugor era fiton shpejtësi 12m/sek.

Valëzimi në dete i force 2-3 ballë.

TË NGJASHME