Shiu nuk do të mungojë as në fundjavë por…. meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat për fundjavën

by author

Muaji qershor ka dominuar me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Por, si parashikohen temperaturat përgjatë fundjavës në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit

Advertisements

Meteorologu Hakil Osmani thotë se dita e shtunë do të gjenerojë reshje shiu, kryesisht në zonat verilindore, ndërsa pjesa e dytë e ditës do sjellë përmirësim të kushteve atmosferike.

Advertisements

“Edhe gjatë ditës së shtunë , deri në orët e mesditës parashikohen të kemi vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të fokusuar, dhe më së shumti do jenë në zona lindore. Në pjesën e dytë të ditës së shtunës kemi përmirësim gradual të kushteve të motit”, tha ai.

Kurse dita e diel parashikohet të dominohet nga kthjellimet, ku zonat më të favorizuara janë ato të bregdetit. Edhe të dielën në disa zonave veriore priten reshje të izoluara shiu.

“Parashikohet gjithashtu dita e diel pritet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimin e pakët të vranësirave, më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët, kurse në zonat malore do kemi vranësira dhe në zona të izoluar pritet të ketë reshje”, tha ai.

TË NGJASHME