Mbrëmjen e sotme, një burrë nga Shkodra ka denoncuar në emisionin “Pa gjurmë” në Report Tv ikjen e gruas së tij bashkë me dy fëmijët.
Advertisements
E. Beqiri tregoi se si gruaja iku në Gjermani pa ia treguar burrit destinacionin e saj. Ajo i kërkoi prokurën e fëmijëve dhe ai ia ka dhënë.Mirëpo, me të arritur atje, 4 vite më parë, ajo i ka fikur telefonin dhe nuk ia ka hapur më.
Advertisements
Ai tregoi në emision:
Më kanë marrë vetë fëmijët, kam folur. Ajo nuk donte të fliste”
Ai ka vajtur vetë në Gjermani në kërkim të fëmijëve, por u përball me surprizën e hidhur.Pasi u fut në Facebook për t’i shkruar për ta takuar, ai vuri re se gruaja e tij ishte martuar me një pakistanez dhe kishte ndryshuar edhe emrin.
Ai u shpreh:
Është martuar me një pakistanez dhe jeton në Zvicër”
Sot ai kërkon që të takojë fëmijët e tij, pasi tashmë ata jetojnë me pakistanezin.