Tre nxënëse janë përplasur nga një autobus mesditën e sotme në në ishullin Egjinë në Greqi.
Advertisements
Sipas Protothema.gr, dy autobusë ishin parkuar në manastirin e Agios Nektarios, ku njëri prej autobusëve ka rrëshqitur për shkak se shoferi kishte harruar të fiksonte frenat e dorës.
Advertisements
Si pasojë autobusi ka përplasur tre nxënëse 14-vjeçare të cilat janë dërguar në spital .
Nënkryetari i Komunës së Mbrojtjes Civile dhe Shëndetit Publik të Aeginës, Sokratis Doukas,
tha se të tre të lënduarit janë transferuar në Qendrën Shëndetësore të rajonit.
Të treja vajzat aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.