Shokon shqiptari në Itali, telefonon policinë dhe bën kërkesën e pazakontë: Ejani më vrisni pasi nuk kontrolloj dot…

by author

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku protagonist është bërë një shqiptar.

Advertisements

Sipas mediave italiane, shqiptari i cili ishte në arrest shtëpie ka telefonuar karabinierët, të cilëve u ka kërkuar që ta vrasin me plumb në kokë.

Advertisements

shqiptari u tha se nuk kishte më dëshirë të qëndronte në “arrest shtëpiak”, nga frika se nuk do të mund të kontrollonte instinktet e tij. Kjo sepse deri më tani, ai kishte dhunuar nënën dhe djalin e tij, me të cilët jetonte.

Burri u arrestua majin e kaluar për keqtrajtim, lëndim dhe dhunë seksuale ndaj partneres së tij 46-vjeçare, e cila ndërkohë është larguar nga shtëpia me djalin e saj të mitur.

I vendosur në arrest shtëpiak me nënën e tij të moshuar dhe djalin tjetër, 50-vjeçari ka shkelur masën duke u përfshirë në sjellje të pahijshme, duke ushtruar dhunë ndaj tyre.

TË NGJASHME