Shpërthen bombula e gazit, plagoset 63-vjeçari, ish-efektiv i zjarrëfikësave në Librazhd

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd paraditen e kësaj të marte.

Advertisements

Një shpërthim i bombulës së gazit ka lënë të plagosur 63-vjeçarin Safet Qarri.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës që ai kishte marrë me qira dhe aty kishte një lokal (biznes) për shitje farërash bujqësore dhe fidana frutorë.

Policia në vendngjarje po heton shkaqet. Ndërkaq mësohet se Qarri në momentin e shpërthimit ka qenë duke gatuar, ndërsa tashmë mësohet se është nisuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka djegie të shumta të trupit.

Safet Qarri ka shërbyer për disa vitesh në repartin e zjarrikseve Librazhd dhe Policinë e Shtetit, kishte vite pa punë dhe i përkushtuar aktivitetit privat.

TË NGJASHME