Pas shpërthimit të fuqishëm në Marsëjë të një pallati që rrafshoi plotësisht katër katë banimi, janë gjetur dy trupa të pa jetë.
Advertisements
Autoritetet vendave bëjnë me dije se gjashtë persona janë ende të pagjetur dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.
Advertisements
Shpërthimi ndodhi në lagjen La Plaine mëngjesin e së dielës. Shkaku mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhje gazi.
Pesë persona nga ndërtesat fqinje pësuan lëndime të lehta në shpërthim dhe rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.
Dy blloqe aty pranë u shembën pjesërisht disa orë më vonë pa shkaktuar lëndime në njerëz.
Rreth 100 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar flakët.
Zjarri pengoi përparimin e grupeve të shpëtimit dhe e bëri të vështirë për ekipet e shpëtimit vendosjen e qenve nuhatës.
Operacionet e shpëtimit vazhduan deri në orët e para të së hënës me ndihmën e një vinçi.