Shpërthim i fuqishëm, të paktën 20 të vdekur dhe 200 të plagosur

by author

Autoritetet armene të rajonit Nagorno-Karabakh njoftuan se të paktën 20 persona humbën jetën dje, të hënën, nga një shpërthim në një depo karburanti.

Advertisements

Rreth 200 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, siç raportuan dje mediat vendase, duke cituar komisionerin për të drejtat e njeriut të kësaj enklave.

Advertisements

Sipas të njëjtit burim, shumica e të plagosurve është dashur të transportohen me avion në një rajon tjetër, sepse Karabaku nuk ka infrastrukturën e nevojshme për trajtimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar qeverinë ruse, 13.550 persona kishin mbërritur në Armeni nga rajoni i Nagorno-Karabakut deri të martën herët.

TË NGJASHME