Shqiptarët “shkundin” Greqinë: Na është bërë padrejtësi e madhe, ligji duhet të hiqet urgjent

by author

Komuniteti shqiptar ditën e djeshme është mbledhur në sheshin e Klauthmones duke ngritur fort zërin për të kërkuar të drejtat e tyre dhe njohjen e kontributeve që ata kanë dhënë ndër vite për shtetin fqinj.

Advertisements

Kërkesa kryesore e tyre është te shfuqizohet ligji qe thotë se duhen 40 vjet qendrimi ne Greqi per te fituar pension.

Advertisements

Eshte protesta e trete qe behet dhe per momentin qeveria Mitsotakis po rishikon kerkesen e tyre.

Komuniteti shqiptar që mori pjesë në protestë tha se kjo është një padrejtësi që është pranuar edhe në parlamentin grek.

“Protestojnë nga gjithë Greqia. Është bërë një padrejtësi e madhe. E kanë pranuar edhe në Parlament që është bërë padrejtësi ndaj minoritarëve. Kjo padrejtësi duhet korrigjuar. Nuk duhet të kishte ndodhur. Jemi të edukuar me ligjin dhe jemi shumë në rregull me problemin e sigurimeve shoqerore. Na vjen mirë që kemi mbështetjen e vëllezërve tanë shqiptarë.

Kërkojmë që të vihet dorë dhe të zgjidhet,” tha një prej protestuesve.

TË NGJASHME