Shqiptarëve iu duhen 208 vjet e 11 muaj për të fituar 1 milion euro.
Advertisements
Këto të dhënat vijnë nga analistët në Picodi.com të cilët kanë numëruar se sa vite do t’u duheshin njerëzve që jetojnë në vende të ndryshme të botës të fitojnë 1 milion euro.
Advertisements
Analiza tregon se nëse mbledhim të gjitha pagesat neto të marra nga një punonjës mesatar, një banor i Zvicrës do të fitonte milionin e parë të tij më shpejt: Për 15 vjet e dy muaj, ndërsa në Singapor 18 vjet e dy muaj, në Luksemburg është 18 vjet e gjashtë muaj, në SHBA 21 vjet e tre muaj dhe në Islandë 22 vjet e pesë muaj.
Ndërkohë Shqipëria pozicionohet ndër vendet e fundit pasi në bazë të llogaritjeve, një punonjësi shqiptar i duhen më shumë se 208 vite për të fituar 1 milion euro.