“Si do jetoj pa të parë e pa të dëgjuar zërin?”/ Mariza Ikonomi humb “babain e saj të dytë”

by author

Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka humbur një person të shtrenjtë në familje dhe bëhet fjalë për xhaxhain e saj, Gim Ikonomi.

Advertisements

Ka qenë vet artistja që ka bërë publik këtë lajm të hidhur, përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, teksa ka publikuar një video me disa momente të bukura të të afërmit të saj.

“Babai im i dytë“, e quan këngëtarja xhaxhain e saj, i cili është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Bashkangjitur postimit të saj, Mariza shkruan:

“Ndërsa shkruaj nuk arrij dot ta besoj largimin tënd nga kjo jetë dhe lotët e mi janë kthyer në një oqean dhimbjeje.Ti ishe ëngjëlli im mbrojtës, xhaxhai më i mirë në botë, babai im i dytë që më përqafoje gjithmonë me krahët e tu të ëmbla të dashurisë, shoku im më i mirë , njeriu i shumë sakrificave ku prej teje kuptova dhe mësova se dashuria e madhe ka edhe sakrifica të mëdha ashtu sic ka qenë e gjithë jeta jote. Do më mungojnë gallatat tona, shëtitjet tona me makinë, shija jote e bukur muzikore, të kënduarat dhe të qeshurat tona pafund.

Këshillat e tua të mençura dhe me plot humor. Gatimet e tua aq të shijshme e sidomos ai sultjashi që ti na e bëje të lëpinim gishtat dhe me aq dashuri. Aq sa më ke bërë të qesh gjithë jetën time me gallatat e tua, aq shumë më ke trishtuar me ikjen tënde të parakohshme nga kjo jetë xhaxhai im më i mirë në botë. Nuk e di si do jetë kjo jetë pa ty. Nuk e di akoma si do jetoj pa të parë e pa të dëgjuar zërin dhe pa të shtrënguar fort në krahët e mia. Nuk di më asgjë por e di që gjithë parajsa po shkrihet tani së qeshuri me gallatat e tua. Më ka marr malli shumë që tani… Çau Bello ,mio grande amore!

TË NGJASHME