Si e groposi për së gjalli Enver Hoxha gruan e cila e refuzoi atë, dhe 22 persona tjerë shkaku i saj?!

by author

Shkrimtari rrëfen në libër se 22 burrat nuk ndenjën në rresht për një përballë, siç e kërkonte rregullorja, por u bënë rreth, duke e mbrojtur me trupat e tyre atë grua, i vetmi faj i të cilës kishte qenë refuzimi i dashurisë me dikt.atorin Enver Hoxha.

Advertisements

“Si në çdo fushë të jetës, edhe në atë të marrjes së jetës së armiqve ndodhnin parregullsi, kur rregulli nuk respektohej korrektësisht, siç ishte rasti i një ish-shefi të shtabit të ush.trisë i cili, pasi u shpall armik, dha shpirt me mjaft vështirësi nga rrahja me purteka të trasha druri në karrocerinë e një kamioni us.htarak.

Advertisements

Pra në mospërp.uthje të plotë me rregullat elementare të ekz.ekutimit.

Po si pasojë e shkeljes së rregullores, ndodhi që në një pus.hkatim pa gjyq që iu bë 23 intelektualëve të shquar të kohës, 22 burra dhe një grua, pikërisht gjatë çastit kulmor të krejt procesit, atij të ekz.ekutimit, në respekt të të vetmes grua, të 22 burrat nuk ndenjën në rresht për një përballë, siç e kërkonte rregullorja, por u bënë rreth, duke e mbrojtur me tru.pat e tyre atë grua, i vetmi faj i të cilës kishte qenë refuzimi i dashurisë së Udhëheqësit në rininë e saj dhe ca më pas, mospërqafimi i idealit të vetë Udhëheqësit.

Ndonëse e shp.ëtuan nga br.eshëria e plu.mbave, qëlloi që ashtu të lidhur me një tel të përbashkët me të gjithë të push.katuarit, këta e tëhoqën pas vetes, për së gjalli, në gr.opën e përbashkët, hapur paraprakisht nga ata vetë.

Si rrjedhojë, fshatarët e atyre zonave u lemerisën tek dëgjonin ca rënkime dalë nga thellësia e tokës, për aq kohë sa i duhej një qenieje njerëzore të japë shpirt, mbuluar me dhe e bërë njësh me trupat e vd.ekur të 22 bashkëvuajtësve të saj”, thuhet në romanin e Aliçkas “Metamorfoza e një kryeqyteti”./ botapress.info

TË NGJASHME