Si mbyllet muaji maj? Meri Shehu paralajmëron kaos: Ja shenjat e Zodiakut më të rrezikuara

by author

Në parashikimin javor të Meri Shehut në emisionin “Rudina”, yjet do të favorizojnë shenjat përgjatë ditës së hënë dhe më pas gjërat ndërlikohen. Harmonia planetare do të prishet nga përballja e Luanit dhe Demit, dy shenja kokëforta që nuk do të lëshojnë pe. Lajmi i mirë është se gjendja do të lehtësohet pas datës 26, ndaj me mbylljen e javës vjen edhe paqja.

Advertisements

Meri Shehu: Kjo është një javë shumë e rëndësishme sepse mbyllet Maji dhe pastaj deklarohemi që futemi në verë. Shira, rrebeshe, përmbytje, përditë shi është një gjë që nuk po vjen pranvera, vjen me vështirësi. Pranvera kur të vijë, do vijë dhe s’do shkulet më sepse Jupiteri në Dem, i cili është shenjë e pranverës do na lërë ta shijojmë me shumë kohëzgjatje, do rrijë një vit Jupiteri në Dme kështu që do kemi kohë për ta shijuar deri në pranverën tjetër.

Advertisements

Sot është një ditë e mirë sepse dielli ka hyrë në Binjak, lidhet bukur me Plutonin në Ujor, kjo është një kënvështrim i bukur i shenjave të Ajrit, sjellin lajme të mira, ndryshime të mira, kthesa pozitive në jetën e gjithkujt dhe mentalitete të bukura ose logjikë të këndshme. Nesër prishet pak kjo harmoni sepse Marsi në Luan bën një katërkëndësh me Jupiterin në Dem dhe nesër çfarë është e jona, është e jona por duhet të luftojmë shumë për ta kapur, ka stres dhe sherre. Marsi në Luan bën një lidhje të vështirë me Jupiterin në Dem, janë shenja titanësh, të forta që kur përballen nuk fiton askush. Kjo mund të zgjasë disa muaj.

Dashi – 3 yje

Sot është një ditë e bukur për ta sepse marrin lajme të mira, shohin jetën në një këndvështrim më intelektual. Nesër fillon stres, përballje, sherr, mërzitje në çështjet ekonomike ose për të zotëruar fushat magnetike në dashuri.

Demi – 1 yll

Dielli në Binjak bën disa tentativa të mira ekonomike, por nesër është një ditë e vështirë që mund të mbizotërojë gjatë gjithë javës sepse Marsi në Luan është në katërkëndësh me Jupiterin në Dem. Shumë Dem të 10-ditëshit të parë mund të marrin një drejtim jo shumë të gjatë të gjërave që duan të bëjnë dhe kjo mund të zotërojë për shumë muaj në të ardhmen. Kujdes nesër me iniciativat.

Binjakët – 1 yll

Megjithëse sot është një ditë e këndshme, nesër fillon Marsi në Luan që prish planet dhe projektet e tyre. Prish një projekt pune, Jupiteri në Dem në shtëpinë e 12-të me Marsin në Luan, një rrugë, një udhëtim, aksidentale të vogla, çështte shëndetësore, ftohje. Marrin një vrull të madh që nuk i favorizon në këtë periudhë.

Gaforrja – 3 yje

Afërdita në Gaforre në datën 26 bën një lidhje të bukur me Uranin në Dem. Do ta marrin veten nga pështjellimet, furtunat e fillimjavës dhe do gjejnë një liman të qetë për të ankoruar varkën e tyre, por ka të bëjë tokë dhe ujë dhe do ndihen më të mbrojtura.

Luani – 2 yje

Duhet të kenë kujdes nesër, është një nga tentativat e vështira të kësaj jave. Marsi dhe Jupiteri janë dy planetë që kanë të bëjnë me ekonominë, fatin, dashurinë, karrierën dhe zotërimin. Luani do marrë një vendim të vështirë nesër që mund të rezultojë jo pozitiv lidhur me karrierën, i nxituar ose një prapaskenë që nuk do i nxjerrë ku duhet apo sherr e debat.

Virgjëresha – 2 yje

Janë në një plan më të mirë se Luanët sepse Afërdita në Gaforre, marrëdhëniet mes tyre e Gaforreve do jenë shumë të mira këtë periudhë, ndihmohen, ecin përpara bashkëpunimet dhe me Uranin në Dem bëhet një lidhje e bukur. Diku do kompletohen mirë, në plane, projekte, udhëtime, kontakte dhe çështje ekonomike. Jeta personale merr një rigjenerim.

Peshorja – 3 yje

Favorizohet shumë në çështje ekonomike e karrierë dhe duhet të presin datën 26 që të dalin nga sherret e debatet dhe sulmi që iu bëhet për të mohuar të drejtat e tyre të cilat i fitojnë rreth datës 26 sa i përket ekonomisë, një pune të rëndësishme, një marrëdhënieje në çift që është tronditur kohët e fundit që mund të rikuperohet dhe ta gjejnë veten përsëri atje ku duhet.

Akrepi – 2 yje

Marsi në katërkëndësh me Jupiterin në Dem që është përballë Akrepëve ka antagonizëm. Luani ka të bëjë me karrierën, kemi një përballje shumë të fuqishme ku edhe Akrepi më i fuqishëm duhet të gjejë anën e duhur për të ruajtur pozicionet e veta, më pas shpëton.

Shigjetari – 1 yll

Ta mbajë mirë këtë yll, është shumë i denjë për ta dhe të ketë kujdes kryesisht në dashuri, kontakte me jashtë dhe çështje të rëndësishme pune. Ata që kanë patur çështje me shëndetin duhet të jenë të vëmendshëm, mos të shpenzojnë më shumë energji se sa duhet sepse është një moment që jua merr dhe nuk i nxjerr jashtë. Në fund të javës do marrin lajme të mira ekonomike.

Bricjapi – 2 yje

Hëna në Gaforre përballë shenjës së tyre me Uranin në Dem i rregullon situatat në marrëdhëniet në çift në fund të javës, në datën 26, marrin një përmirësim. Do kenë shpenzime të papara ekonomike nesër dhe pasnesër. Kujdes në çështjet ligjore.

Ujori – 3 yje

Dieli në Binjak me Plutonin në Ujor bën një lidhje të bukur, i jep një sharm në dashuri, komunikim, i bën më të thellë në mendime dhe fundjava i gjen me një punë të mirë, të mirëpaguar ose një flirt në lidhje me punën që do ta shijojnë.

Peshqit – 1 yll

Kujdes në lidhje me shëndetin dhe punën. Mos nxitoni me një plan sepse e keni menduar shumë mirë. Pas datës 26 rregullohen gjërat.

TË NGJASHME