Si nisi sherri? Zbardhet dëshmia tronditëse e autorit që vrau 51-vjeçarin në Shkodër: Pronarin e shtëpisë e vrava me kallashin e tij!

by author

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër, ku humbi jetën Petrit Vuksani dhe dje u arrestua Lekë Vuksani.

Advertisements

Autori ka pranuar krimin në polici dhe ka treguar se Petritin e vrau pas debatit për shtëpinë, të cilën ia kishte marrë me qira,

Advertisements

por nuk kishte paguar ujin dhe dritat. Ai tregoi se pronarin e shtëpisë e vrau me armën e tij.

“Petritit i kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli.

Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia.

Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit.

Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, tha autori i dyshuar i vrasjes.

TË NGJASHME