Një 27-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun” se prej tre muajsh është në një lidhje me një vajzë shumë të mirë, e cila ka lënë përshtypje të mrekullueshme edhe tek miqtë e tij.
Advertisements
Por tashmë vajza që ka pëlqyer prej vitesh gjatë universitetit është single dhe ka filluar t’i dërgojë mesazhe. Ai e ka marrë një vendim mes të dyjave, por nuk dëshiron që ta lëndojë vajzën që do ta lërë. Ja historia e plotë:
Advertisements
“Kam dalë me një vajzë shumë të mirë për tre muaj me radhë, por si t’i tregoj asaj që tashmë dua të dal me dikë tjetër? Ne u njohëm online dhe gjithçka ka shkuar me të vërtetë shumë mirë.
Ajo ka një sens të mirë humori dhe shkon shumë mirë me miqtë e mi. Por muajin e kaluar fillova të flisja me një vajzë tjetër, të cilën e njihja që nga periudha kur kam qenë student. E kam pëlqyer gjithmonë atë, por ka qenë gjatë gjithë kohës në një lidhje.
Më në fund, ajo është single dhe e interesuar për të krijuar një lidhje të re. Kemi tre javë që shkëmbejmë mesazhe me njëri-tjetrin. Dua me të vërtetë që t’i japim një shans njëri-tjetrit, prandaj më duhet t’i jap fund lidhjes me vajzën tjetër. Por si ta bëj këtë pa e lënduar?
Kur ish e dashura u nda nga unë, ishte shumë e ashpër dhe ofenduese. Më bëri të ndihem sikur nuk jam mjaftueshëm i mirë dhe kjo është gjëja e fundit që dua t’i bëj të dashurës që kam tani. Unë jam 27-vjeç, ndërsa ajo është 26 vjeç”.
“Dear Deidre” thotë:
“T’i japësh fund një marrëdhënieje, pavarësisht se sa e gjatë ka qenë, nuk është kurrë e lehtë. Por po bëni gjënë e duhur. Do të ishte shumë keq nëse do të qëndronit me të dashurën që keni tani, ndërkohë që mendja juaj është diku tjetër. Ndahuni prej saj ngadalë, por jini të qartë. Mos i jepni shpresa të kota, duke i thënë gjëra të tipit: ‘Le ta riprovojmë pas disa muajsh’”.