Mediat italiane kanë zbuluar detaje në lidhje me vrasjen e shqiptarit Haxhi Çollaku, nga karabinierët italianë, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e Padovës. 55-vjeçari kishte shkuar në banesën e ish-gruas së tij e cila kishte urdhër mbrojtje, dhe qëndronte me makinë në shenjë presioni.
Advertisements
Vajza e mitur e Çollakut ka njoftuar policinë, që mbërritën menjëherë pranë banesës ku ndodhi edhe përplasja me Çollakun, i cili kishte punuar si mësues matematike në Shqipëri, derisa zgjodhi emigrimin si një mundësi finciare më të mirë për familjen e tij.
Advertisements
Kur mbërritën karabinierët pranë banesës së ish-gruas së Çollakut, ai nuk dukej i shqetësuar. Pasi e identifikuan, të dy karabinierët e ftuan të largohej. Çollaku ishte kthyer fillimisht me makinë. Më pas ai kishte shtypur gazin e makinës për të marrë para një prej karabinierëve, të cilin më pas dyshohet se e ka sulmuar edhe me thikë.
Në atë moment kolegu i karabinierit të lënduar qëlloi katër herë me armë. Më pas mbërritën ambulancat, ku Çollaku mësohet se fillimisht u dërgua me shenja jete në spital, ku humbi edhe jetën, ndërkohë që karabinieri po merr trajtim për shkak të disa frakturave.
Tashmë prokurorit do t’i duhet të rindërtojë dinamikën e saktë të fakteve duke dëgjuar dëshmitë. Karabinieri i cili ndodhet ende në spital për shkak të lëndimeve, pritet të merret gjithashtu në pyetje. Komandanti i Karabinierëve të Padovës Gaetano La Roça karabinierët kanë vepruar në bazë të rregullores, pasi janë gjendur nën sulm.