Violeta ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” burrin e saj Fadilin për dy arsye. Si fillim, bëhet fjalë për martesën e tyre 30-vjeçare gjatë së cilës Violeta nuk ka ndierë asnjëherë kënaqësi.
Advertisements
Ajo shpjegoi më herët gjatë programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se ajo punonte dhe qëndronte e nënshtruar, ndërsa Fadili dilte me shokët dhe nuk i jepte kurrë llogari.
Advertisements
Arsyeja e dytë është një pjesë toke, të cilën Fadili e ndan me vëllezërit e tij. Megjithatë, kjo pjesë e historisë mbetet ende e pasqaruar sepse Fadili i thotë Violetës se nuk duhet të përzihet me këtë gjë. Në këtë pikë, çifti vijon të flasë me tone të nxehura duke përmendur gjithë çfarë ka ndodhur në vitet e martesës.
Violeta: Ti do marrë nga shtëpia të të nxjerrësh jashtë! Këtë do ti! Që me mua s’vjen më ti! O ti rrugën tënde, o unë rrugën time!
Fadil: Unë e kam zgjedhur rrugën time, përderisa erdha këtu unë e kam zgjedhur. Me mua ti nuk kthehesh më moj. Me mua nuk vjen më, atje do rrish!
Eni Çobani: Po pse s’kthehet?
Fadil: Se të kam hapur sytë prandaj! Të mora me çizme dhe ke hapur sytë në Greqi. Ashtu bëni ju!
Violeta: Nga ajo më ke bërë se më ke mësuar me çizme dhe atë po bën! Se u mësove të të laj rrobat në govatë! S’ka më govatë zotni. Nuk ka më govvatë! Ka lavatriçe tani.
Fadil: Të kemi blerë lavatriçe prandaj.
Violeta: Më mësove ti që të ngrija drutë edhe ngroheshe në oxhak. Mbaruan këto, s’ka më! Kanë mbaruar këto oxhaku dhe drutë në kurriz!/tvklan.al