Në fshatin Međuluzhje afër Mlladenovcit në Serbi, dje rreth orës 13:00 ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme familjare, ku një 14-vjeçar ka vrarë me pushkë gjuetie vëllanë e tij 12-vjeçar.
Advertisements
Siç mëson Novosti, djemtë ndodheshin në shtëpi me gjyshen e tyre, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë.
Advertisements
Ata po luanin në oborr dhe më pas u grindën se cili nga të dy do të hynte i pari në pishinë për të notuar.
Më pas vëllai i madh ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë një pushkë gjuetie.
Ai vrapoi jashtë, i drejtoi pushkën vëllait të tij dhe e qëlloi. Duke parë se çfarë ndodhi, gjyshja e djalit vrapoi në oborr, dhe filloi të thërrasë fqinjët duke bërtitur: “Njoftoni ambulancën dhe policinë, shpejt”.
Ndërkohë, babai i djalit u njoftua për tragjedinë dhe ai pothuajse erdhi me vrap në shtëpi. Gjatë asaj kohe, djali i madh filloi të ikë nga oborri duke bërtitur:
“Kam vrarë vëllanë, kam vrarë vëllanë, çfarë do të bëj tani?”.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje në shtëpinë e djalit.
Minoreni u dërgua në paraburgim. Policia ndaloi edhe gjyshen e djemve me dyshimin se e mbante pushkën e gjuetisë, e cila me shumë gjasa i përkiste bashkëshortit të saj tashmë të ndjerë, të siguruar në mënyrë joadekuate dhe pa leje.
Policia ka hetuar për më shumë se katër orë, ka marrë në pyetje pronarët e shtëpisë, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë kanë marrë të gjitha gjurmët materiale.
Se si ndodhi saktësisht kjo tragjedi e madhe familjare do të përcaktohet nga hetimi.
Lidhur me këtë rast folën edhe fqinjët e familjes, kjo është një tragjedi e madhe dhe nuk mbaj mend të ketë ndodhur diçka e tillë në këtë zonë, deklaroi një fqinjë.
“Familja e djalit u shpërngul këtu nga Kosova gati 40 vjet më parë. Asnjëherë nuk kanë shkaktuar probleme, as ata, as fëmijët.
Përkundrazi, ata janë gjithmonë aty për të ndihmuar lagjen nëse është e nevojshme. Së fundmi ka ndërruar jetë gjyshi i djemve”.
Këto raste kanë filluar të ndodhin shumë shpesh në Serbi, pasi kohë me parë ndodhën dy vrasje masive nga të cilat mbetën të vdekur dhjetëra persona.