Skandal në vend, helmohen nga ushqimi 20 të mitur në një çerdhe, institucionet fshehin ngjarjen

by author

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në çerdhen publike nr. 2 “Diell” në bashkinë Kamzë, para katër ditësh, dyshohet se 20 fëmijë të vegjël janë helmuar nga ushqimi për shkak të pranisë së salmonelës në ushqim dhe prej ujit të ndotur dhe tashmë ata janë të sëmurë.

Advertisements

Denoncimi është bërë nga prindërit e fëmijëve në media, pasi institucionet shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë si edhe bashkia e Kamzës janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë me çdo kusht.

Advertisements

Çerdhja është hapur në janar të vitit 2022 dhe është promovuar nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Rakip Suli si një investim i qeverisë shqiptare.
Nga vështrimi në terren i çerdhes Diell në Kamëz, vihet re se nuk ka fëmijë, por tek-tuk shfaqet ndonjë punonjëse që largohet sapo sheh gazetarët. Nga burime të tjera mësohet se godina po dezinfektohet.

TË NGJASHME