Skandali në shkollë, ky është mësuesi që dyshohet se puthi nxënësen e mitur në buzë

by author

Një video e publikuar në rrjete sociale ka nxjerrë në pah një skandal në një shkollë në Deçan të Kosovës.

Advertisements

Mësuesi Valentin Selmanaj dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje, ku nga pamjet duket që e puth në buzë, në një nga klasat.

Advertisements

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se mësimdhënësi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm se ksual”.

Si dhe ndaj tij, prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj çështje penale, “i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit”, ka thënë Nikqi.

TË NGJASHME