Zbardhen detaje të reja nga dosja që prokurorët kanë në dorë për vdekjen e fëmijës 3-vjeç Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë disa ditë pasi bëri ndërhyrje në gojë për të rregulluar dhëmbët. Klinika e Roland Xhaxhos nuk kishte licencë për klinikë dentare.
Advertisements
Në dokumentet e prokurorisë theksohet se vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho nuk kishte licencë kur kreu ndërhyrjen. Po sipas hetimeve Ina Xhaxho e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë.
Advertisements
3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas pasi i ishte refuzuar gjashtë herë.
Ekspertiza për shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahia ka sjellë një përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Prokurorja e çështjes, Alma Felaj, kërkon që të caktojë ekspertë të huaj për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.
Mjekësia Ligjore në një reagim thotë se procedurat për caktimin e shkakut të vdekjes janë kryer si duhet. Sipas IML, krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike.