“E hodha në lumë, skisha mundësi ta mbaja”, ka dëshmua nëna 32-vjeçare që hodhi foshnjën e saj 7 ditëshe në lumin e Kirit në Shkodër.
Advertisements
Orjana Gremi mësohet se nuk ka shprehur pendesë për aktin e rëndë të kryer, raporton News24.
Advertisements
Ajo kishte dalë nga spitali më 4 janar, ndërsa foshnja ka ardhur në jetë më 30 dhjetor.
Sipas bluve të Shkodrës, nëna e ka hedhur fëmijën e porsalindur në lumin Kir mbrëmjen e së dielës (6 janar) dhe trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm (7 janar).
Policia tha se kishte marrë informacione se mbrëmjen e të premtes, 6 janar, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir.
Pas kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, foshnja e pajetë u gjet në vendin e quajtur Postribë.
Njoftimi nga policia Shkodër
Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në pranga për vrasje, 32-vjeçarja.
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.