Sot kulmi i të nxehtit në Greqi, ja sa priten të shkojnë temperaturat

by author

Dita e sotme shënon kulmin e valës së të nxehtit në Greqi, pasi priten kushte ekstreme të motit me temperatura rekord në një sërë zonash.

Advertisements

Rreziku i zjarreve është i jashtëzakonshëm për ditën e sotme, të mërkurën, pothuajse në të gjithë vendin , ndërsa pas mesditës priten stuhi me erëra të forta në veriperëndim.

Advertisements

Sipas parashikimeve temperaturat pritet të shkojnë deri në 48 gradë celsius, ndërsa autoritetet apelojnë që të shmangen daljet gjatë orareve të pikut të vapës.

Sipas parashikimit të motit nga dita e sotme, temperaturat do të rriten ndjeshëm në disa rajone të Greqisë, ndërsa temperaturat më të larta priten në Thesali, Sterea Lindore dhe Peloponez, termometri do të arrijë nga 43 deri në 45 gradë Celsius. Sterea dhe Peloponezi lindor 46 gradë Celsius.

Në Traki, Maqedoninë qendrore dhe lindore dhe në ishujt e Egjeut lindor temperatura do të arrijë nga 40 deri në 42 gradë Celsius. Në Ishujt Jon, Epir, Sterenë perëndimore dhe Maqedoninë perëndimore temperatura do të arrijë nga 38 deri në 40 gradë Celsius, ndërsa në Kretë, Ciklad, Sporade dhe Dodekanezë 39 deri në 41 gradë Celsius.

E ndërsa gjysma e vendit do të “ziejë”, stuhi të përkohshme, me erëra shumë të forta veri-veriperëndimore priten pas mesditës në veriperëndim dhe më konkretisht në veri të Jonit, Epir dhe Maqedoninë perëndimore. Këto dukuri intensive do të shtrihen para mbrëmjes në Maqedoninë qendrore dhe Thesali dhe gjatë natës në Sporada.

TË NGJASHME