Bota e futbollit është në zi, është ndarë nga jeta Sinisha Mihaljoviç.
Advertisements
Ish-futbollisti dhe trajneri vdiq në moshën 53-vjeçare nga leucemia akute mieloide. Sëmundja u diagnostikua më 13 korrik 2019, u mposht dhe më pas u kthye në mars 2022. Tre vjet trajtim, një tranplant i palcës kockore dhe rikthimi në stolin e Bologna-s, përpara se të shkarkohej në shtator.
Advertisements
Mihajloviç ka luajtur për Romën, Sampdorian, Lazion dhe Interin, ka lënë pas gruan e tij Arianna, vajzat Virginia dhe Viktorija dhe djemtë Marco, Miroslav, Dusan dhe Nikolas.