Stacioni i urbanëve i shkatërruar, xhama të thyer në tokë. Qytetarë të tmerruar, ja çfarë ndodhi në Tiranë(Video)

by author

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të hëne pranë zonës së Shallvareve.

Advertisements

Autobusi i Unazës ka aksidentuar disa automjete duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Advertisements

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në këtë zonë, pasi siç shihet dhe nga pamjet, janë mbi 6 makina që janë përfshirë në ngjarje.

Shumë qytetarë shihen të mbledhur rreth vendit të aksidentit, të përfshirë nga paniku i asaj që ka ndodhur. Disa prej tyre janë filmuar dhe të ulur në trotuar, teksa nga pamjet duket dhe stacioni i autobusit i shkatërruar dhe xhamat e thyer në tokë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.

TË NGJASHME