Artan Lleshi, një shok klase në Fakultetin e Mjekësisë i Ilir Rrapajt, pronarit kryesor me 40 për qind të konçesionit të sterilizimit dhe shok shkolle me ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodjan Rrejpajt, rezulton se brenda një kohe të shkurtër të ketë arkëtuar një shumë financiare astronomike nga kompania konçesionare “Sani Service”.
Advertisements
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Artan Lleshi brenda një viti ka fituar 1 miliard e 169 milionë lekë nga kompania konçesionare, ku ai ishte emëruar drejtor, pikërisht nga shoku i tij i klasës, Ilir Rrapaj.
Advertisements
Sipas dokumentave, veç rrogës mujore prej 4 milion e 564 mijë lekë të vjetra si Drejtor i Shërbimit Tregtar në këtë koncesion, Artan Lleshi, ka mundur të përfitojë mbi 1.1 miliard lekë dhe përmes kompanisë “Gama Service”.
Kjo është një kompani e hapur rishtazi në muajin shkurt 2020 me aksioner të vetëm, Artan Lleshin, ku objekti i saj tregtar është: “…konsulencë dhe shërbime për strukturat spitalore si dhe furnizime pajisjesh dhe produktesh mjekësore. Transport mbetjesh të rrezikshme spitalore… etj.
Kompania ka një kapital prej 10 mijë lekë të vjetra, por çuditërisht ka rregjistruar fitime të menjëhershme.
Dy muaj pas rregjistrimit në QKR, “Gama Service” e Drejtorit të Shërbimit Tregtar në “Sani Service”, futet në marëdhënie tregtare, duke lëvruar transaksione nga konçesioni i sterilizimit.
Sipas dosjes së SPAK, nga muaji Prill 2020 dhe deri në Dhjetor 2021, “Gama Service” ka fituar shumën prej 1 miliard e 169 lekë.
E gjitha kjo vlerë financiare është marë nga transaksionet që kjo kompani ka kryer nga konçesionari “Sani Service”, ku Lleshi është Drejtor.
Paratë mereshin nga buxheti i shtetit përmes kompanisë “Sani Service” dhe më tej shpërndaheshin tek kompani të tjera të hapura rishtazi nga shokë e miq të Ilir Rrapaj dhe Klodjan Rrjepaj, duke u maskuar me fatura shërbimesh.
Një skemë e tillë është përdorur dhe tek konçesionet e inceneratorëve të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit.Skema të tilla janë në gjendje t’i konkretizojnë vetëm një grusht njerëzish që njihen prej vitesh mes njëri-tjetrin.
Sipas dosjes së SPAK,rezulton që Rjepaj dhe Ilir Rrapaj të jenë miq, që nga koha e studimeve universitare. Miqësia e tyre nga periudha e shkollës është vërtetuar dhe me Artan Lleshin, Drejtorin e Kompanisë Konçesionare “Sani Service”.
Me një ministër si Iir Beqja që kishte miqësi me Ilir Rrapaj, një zv/ministër si Klodjan Rrjepaj që kishte shoqëri me Rrapaj, dhe Artan Lleshin që e njihnin nga koha e studimeve universitare, del qartë se konçesioni i sterilizimit të paisjeve kirurgjikale, ka shërbyer si një biznes shokësh të vjetër, ku qëllimi kryesor ka qënë përfitimi financiar.