Nëntë persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një shëtitore në qytetin e Hollivudit në shtetin e Floridës, duke bërë që njerëzit të vraponin përgjatë bregdetit, që ishte mjaft i populluar ndërsa festohej Dita e të Rënëve.
Advertisements
Advertisements
Autoritetet shëndetësore njoftuan se të plagosur mbetën tre fëmijë dhe 6 të rritur dhe se të gjithë ishin në gjendje të qëndrueshme.
Zëdhënësja e policisë, Deanna Bettineschi tha se ishin goditur dhe 4 fëmijë të moshës 1 deri 17 vjeç dhe pesë të rritur mes moshës 25 dhe 65 vjeç.
Ngjarja ndodhi pak përpara orës 7 të pasdites, sipas orës lokale në shtetin e Floridës. Nisja e një debati u përshkallëzua në përdorimin e së paku një arme ndërsa u regjistruan disa të shtëna.
Në lidhje me kete ngjarje, policia ka arrestuar nje person.