Sulm në një lokal në këtë vend, vriten 11 persona

by author

MEKSIKË- Një burrë është arrestuar në Meksikë nën dyshimin se i vuri zjarrin një lokali pasi u dëbua,

Advertisements

duke vrarë 11 persona, thonë zyrtarët. Sulmi ndodhinë San Luis Rio Kolorado, i cili kufizohet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa lokali ndodhet vetëm një rrugë larg kufirit.

Advertisements

Autoritetet thonë se një i ri i dehur hodhi një koktej molotov në lokalin “Beer House” pasi e dëbuan nga lokali. Zjarri la të vdekur shtatë burra dhe katër gra dhe katër persona të tjerë të shtruar në spital,

sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Sonora, shkruan BBC.

Një numër i të plagosurve u dërguan me urgjencë përtej kufirit në spitalet në Shtetet e Bashkuara për trajtim.

Është e paqartë nëse incidenti ka lidhje me krimin e organizuar, i cili ka pllakosur Meksikën për vite me radhë./ abcnews.al

TË NGJASHME