Surpriza e motit në mes të dimrit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e sotme

by author

Shqipëria

Advertisements

Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës.

Advertisements

Por parashikohet që në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të kemi herë pas here zhvillim të përkohshëm të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta
shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar
në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të përfshihet nga temperaturat e larta, duke bërë që në vend mos ketë më vlera negative. Kosova do të jetë gjithashtu në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit, por në zonat perëndimore priten reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta do të përfshijnë të gjithë territorin e MV, duke sjellë gjatë paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të shpeshta por nuk do të gjenerojnë reshje.

Rajoni dhe Europa

Vendet Nordike dhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore do të jenë në mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme. Ndërsa Europa Lindore do të vijoj me vranësira të shumta dhe reshje dëbore. Gjithashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu MBETET pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit e Europian.

TË NGJASHME