Prej ditës së nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme, ku do të ketë kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare.
Advertisements
Sipas SHMU, duke nisur nga orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell. Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Advertisements
Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen
në zonat malore 11 deri 27°C
në zonat e ulëta 12 deri 30°C
në zonat bregdetare 15 deri 28°C