Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Belgjikë, pasi një burrë 33-vjeçar ka vrarë gruan e tij shtatzanë, 28-vjeç dhe fëmijën pesë vjeç. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Thurmont.
Advertisements
Burri është paraqitur në komisariat në orën 6:30 të mëngjesit të së shtunës dhe ka pranuar aktin e tij, raportojnë mediat e huaja. Autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupat e pajetë në njërën nga dhomat e shtëpisë.
Advertisements
“Nuk mund të flasim ende për shkaqet e vdekjes. Mund të themi si viktimat janë një grua shtatzënë dhe fëmija i saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.
Njëkohësisht, kreu i policisë në zonë theksoi se deri në përfundimin e hetimeve nuk do të bëhen publike detaje. Autori i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës apo alkoolit.
Çifti ishin të martuar dhe jetonin në banesë prej gjashtë muajsh, ndërsa dëshmitarët aty pranë thonë se ka qenë çift i qetë.
Kujtojmë se një ngjarje e ngjashme u regjistrua edhe disa ditë më parë në Kosovë. Ishte Sokol Halili, i cili shkoi në oborrin e Pavionit të Gjinekologjisë në Prishtinë dhe i mori jetën Hamide Gashit, e fundit kjo sërish shtatzanë.
Më vonë autori i kësaj ngjarje u arratis dhe ndërsa nuk pranoi të dorëzohej, i dha fund jetës së tij.