“Ta marrin këtë tabelë…”, Alma Çupi pothuajse rrëzohet në tokë së qeshuri me paradoksin në fshatin turistik

by author

Gazetarja Alma Cupi po xhiron emsionin e saj në fshatin turistik Steblevë dhe në Instagram, si përherë, ndan momente me ndjekësit.

Advertisements

Ajo çfarë ka shpërndarë sot, është sa për të qeshur, aq dhe për të ardhur keq sesi vendi ynë ka kaq shumë zona të bukura, por nuk di t’i promovojë siç duhet.

Advertisements

Shembulli është një tabelë sinjalizuese për arinj në zonë, dhe kërkon të tregohet kujdes, ndërkohë që pak metra më tutje ndodhet një bar kafe.

“Kam udhëtuar shumë nëpër Shqipëri po askund nuk kisha parë një tabelë që të lajmëronte se këtu ka arinj. Dhe gjej këtu në Stebleve “Kujdes nga ariu”, dhe afër tabelës kemi “Bar Kafe Zeni””.

Ndërsa tregon këtë, gazetarja qesh dhe imagjinon sesi mund të jetë duke pirë kafe dhe përballë i vjen një ari.

“Ta marrin këtë tabelë ta vënë në një vend tjetër të paktën”, thotë ajo

TË NGJASHME