“Ta mora djalin, ta hedh nga ballkoni”/ Plagosi bashkëjetuesin me thikë buke, zbardhet dëshmia e 25-vjeçares shtatzënë

by author

Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçares shtatzënë, e cila ditën e djeshme (19 tetor), plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj në banesën ku jetonin së bashku në zonën e Kombinatit.

Advertisements

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, ajo rrëfeu momentin kur goditi partnerin e saj. 25-vjeçarja u shpreh se bashkëjetuesi i saj kishte qenë me temperaturë dhe në mëngjes ishte nisur të ikte në punë, por ajo e kishte thënë që të mos shkonte.

Advertisements

Por në këtë moment, ajo tregon se partneri i saj u acarua dhe i tha që “ta mora djalin e ta hodha nga ballkoni më tha, po dil nga shtëpia” dhe mori thikën për ta goditur.

“Unë i kapa thikën dhe e ndalova. Më kishte thënë dhe herë të tjera që mund të më vriste. I thashë që u pendova që e kisha marrë”, u shpreh ajo.

“Ishte sëmurë natën nga puna, po punonte në shi dhe i thashë mos ik në punë se je sëmurë. Atij i erdhi një inat dhe mendova se do më vriste mua dhe fëmijën. Më gjuajti me shpullë dhe kisha frikë për jetën. Më ka gjuajtur edhe kur isha shtatzënë. Nuk kam shkuar në polici dhe nuk i kam treguar familjes.

Ishte ora 8 e mëngjesit, nuk kishim asnjë debat. Ai u ngrit për të ikur në punë, por kishte temperaturë 40. Unë i thashë mos shko për 20 mijë lekë në punë. Kishte problem me veshkën, edhe mushkërinë. Atë e mori shoku në telefon dhe i tha se do e heqin nga puna, atij i iku mendja.

Ngaqë merresha me fëmijën i dukej sikur nuk e doja më. Unë e doja atë njeri, ndaj vendosa të bëja dhe një fëmijë tjetër. Ta mora djalin e ta hodha nga ballkoni më tha, po dil nga shtëpia. Më tha do të vras. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. U ngrit ai dhe kapi thikën, tentoi të më vriste. Unë i kapa thikën dhe e ndalova. Më kishte thënë dhe herë të tjera që mund të më vriste. I thashë që u pendova që e kisha marrë”, tregoja e reja.

TË NGJASHME