Frika ka përfshirë banorët e rrethit Germencik të vendosur në Aydın, Turqi, ndërsa çarje të thella vazhdojnë të formohen në tokë, që shtrihen për një kilometër gjatësi – me thellësi që arrijnë 2 metra.
Advertisements
Sipas mediave të huaja, plasaritjet origjinale u shfaqën 11 ditë më parë në lagjet Hıdırbeyli, Mursallı dhe Ömerbeyli të Germencik pas një shiu gjatë fundjavës.Çarje të ngjashme janë zbuluar edhe në lagjen Alangüllü së fundmi.
Advertisements
Kryetari i Shoqatës së Natyrës dhe Mjedisit Germencik, Halil Çetinkaya tha: “Kanë filluar të krijohen çarje në të gjithë Germencikun. Kemi frikë se çarjet do të arrijnë në qendër të rrethit”.I shqetësuar nga fakti se rreziku mund të jetë në rritje, Çetinkaya u shpreh se kanë frikë se çarjet mund të kthehen në gropa të mëdha.
Duke pretenduar se çarjet u shkaktuan nga aktivitetet e termocentraleve gjeotermale në zonë dhe duke shtuar se vaditja e egër bujqësore gjithashtu kishte një rol për të luajtur, Çetinkaya tha:
“Ne marrim raporte nga kudo. Por fatkeqësisht nuk po bëhet asnjë studim.
Kemi 10 ditë që merremi me çarjet në rreth. Këtej e tutje do të ketë pasoja të pashmangshme”.