“Të hënë shkon 42 gradë”/ Meteorologia zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin dhe paralajmëron qytetarët: Ja kur pritet të thyhet rekordi i temperaturave të larta

by author

Temperaturat shënojnë 40 gradë sot në shumë qytete të vendit por priten ditë më të nxehta.

Advertisements

Metereologia Lajda Porja tha se kjo valë e të nxehtit parashikohet deri në fund të muajit, ku mund të kemi edhe thyerje të rekordit të temperaturës 44 gradë.

Advertisements

“Kjo valë ka nisur të martën në mbrëmje, sot është kulmi i parë i kësaj vale. Sot parashihet shumë qytete të ultësirës perëndimore të shënojnë temperatura mbi 40 gradë. problematike situata paraqitet në zonat e izoluara si Elbasani, Berati, Gjirokastra, presim temperatura deri në 42 gradë. Ndërkohë në kryeqytet, Shkodra Lezha Fieri Lushnja do jenë 40-41.

Kjo valë ka një tërheqje në fundjavë, por shumë e lehtë, me një gradë dhe jo shumë e ndjeshme. Dita e hënë do të kthejë sërish temperaturat deri në 42 gradë. Parashikohet që kjo valë të qëndrojë shumë gjatë, të paktën deri në fundin e muajit. Por do aktivizohet sërish duke sjellë temperatura të larta, ku vlera ekstremisht të larta do presë Itali Jugore, Greqia RMV, meteorologët parashikojnë të thyej edhe rekorde historike.

Në vendin tonë gjatë kësaj fundjave 42, shpresojmë në fund të muajit mos kemi thyerje të rekordit. 44 gradë të shënuar në vitet 70 në Kuçovë. Kjo ngjashmëri valët e të nxehtit të 2022-tës për shkak të kohëzgjatjes, por ka temperatura shumë të larta”.-tha Lajda Porja.

TË NGJASHME