Një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Shijak, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ai është qëlluar nga një person tjetër, tashmë i identifikuar nga Policia, pas një konflikti për motive të dobëta.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në Shijak, në lagjen “Popullore”, ku shtetasi E. H., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
“Sot, me datë 01.06.2023, rreth orës 22:10, në Shijak, në lagjen “Popullore”, shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.