Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. Ajo deklaroi se i plagosuri është dërguar në spital. Gjithashtu njoftoi se është identifikuar i dyshuari.
Advertisements
“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Advertisements
Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit” tha policia.